Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Ata me gojat e tyre mundohen që ta shuajn dritën e Allahut por Allahu e përhap dritën e Tij edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
HUDBE HUDBE HUDBE HUDBE HUDBE HUDBE HUDBE HUDBE
HUDBE E MBAJTUR NGA:Xhelal ef. Xhemaili   01/05/2009 e Xhuma
Hudbet-2009
Hudbet 2009
1. Hudbe për palestinën
2. Bixhozi dhe bastoret sportive
3. Alkooli nëna e të gjitha të kqijave
4. Kamata ndales e Allahut pse?
5. Kamata ndales e Allahut pse pjesa e dytë?
6. Edukimi i fëmijëve
7. Rinia dhe islami
8. Si dhe sa praktikohet islami tek ne muslimanët
9. Festimi i shëngjergjit është harram
10. Egzoterika dhe ezoterika e fesë
11. Si të largohemi nga thashethënat
HUDBE ISLAME
     "   Festimi i shëngjergjit është haram”

 

Në fillim të kësaj hutbes i shprehim falemenderimet dhe lavdërimet  tona të sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi  pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt,mbi shokët as-habët e tijë të sinqert,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e resulullahit s.a.v.s,Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.

Vëllezër besimtarë! Në këtë hutbe e pamë të nevojshme dicka të flasim për temën, “Festimi i shëngjergjit është haram”.

Për fat të keq te na muslimanët sot e kësaj dite po ekzistojnë disa festa të huaja të cilat kanë gjetur përkrahje nga shumë vëllezërit dhe motrat tona musimane që aspak nuk i japin rëndësi kësaj pune e cila vetëm po na dëmton fetarisht dhe kombëtarisht.

 

Allahu xh.sh. në suren El-En’am ajeti 153,thotë:

 

“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij”. (el-En'âm, 153)

 

Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja? Cilat janë ato adete apo tradita që nuk janë islame,dhe po festohen tek ne muslimanët,sidomos te ne shqiptarët.

Festat joislame janë: 1) Shëngjergji,2)Shën Valentini,3)Shën Mitri,4)Viti i ri (gregorian),4)Dita e gruas,e kështu me radhë.

 

Tash para nesh është shëngjergji i cili festohet më 6 maj.Kjo festë emrin e ka të krishter,por me prejardhe pagane si edhe festat tjera që i përmendëm më parë.

Në përkthim shën-gjergji don të thotë: “Gjergji i shenjtë”,që simbolizon një figurë të shenjtë me karakter  fetarë krishter.

Këta festa pagane dhe krishtere në kohën e pejgamberit s.a.v.s. dhe te muslimanët e parë aspak nuk kanë ekzistuar,por për fat të keq në vitet  që jetuan baballarët tanë dhe në këta vitet që sot jetojmë ne festohen me të madhe.Dmth. këto festa fatkeqe janë të futura te na muslimanët.Dhe ata të cilët janë bë sebeb-shkaktar për futjen e tyre në mesin e muslimanëve do të japin llogari para Krijuesit,Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.

Për këtë pejgamberi ynë i dashur Muhammedi s.a.v.s.ka thënë:

 

“Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”. (Muslimi)

Gjithashtu thotë pejgamberi s.a.v.s:“Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)

Të gjitha këto festa që i përmendëm sipas islamit janë të ndaluara dhe na e kemi për borxh që krejtësisht të largohemi nga manifestimi i këtyre festave joislame,por e kemi për borxh që edhe familjet tona sidomos fëmijët tanë ti mësojmë që edhe ata të largohen nga këto gjëra të këqija dhe të dëmshme për ne dhe për gjithë popullin muslimanë.

Do të mundohemi ta e përfundojmë hutben e sodit me ajetin kur’anor nr-2,të sures El-Maide ku Allahu xh.sh.thotë:“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara,e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide, 2)

Prandaj vëllezër! Duke marë parasysh të gjitha këto fjalë të Allahut xh.sh,dhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s,na duhet të mundohemi që njëher e përgjithmonë ti menjanojmë këta festa të dëmshme nga mesi jonë,dhe në mes veti duhet të ndihmohemi me punë të mira e jo me punë të këqija,sepse nesër do të duhet të dalim para Madhërisë së Allahut xh.sh dhe të japim llogari për cdo vepër qoftë ajo e madhe ose e vogël.

Në fundë e lusim Allahun xh.sh.të na ndihmon që këta festa të huaja ti largojmë nga mesi jonë,dhe inshaallah na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.

 

 
Hudbet-2008
Hudbet 2008
1. Hxhi kongres i besimtarve
2. Flijimi i pasuris në islam(kurbani)
3. Vlera e Ditës së Xhuma në këndvështrimin islam
4. Rëndësia e namazit të Xhumas
5. Ruajtja eveprave të mira
6. Haxhi kongres i muslimanve
7. Festa e vitit të ri
8. Muslimanët dhe ndihma e Allahut xh.sh
9. Muslimanët dhe ndihma e Allahut 2
10. Njohja dhe respektimi i Allahut
11. Ditlindja e Muhammedit a.s mëshirë e Allahut xh.sh
12. Muhammedi a.s shembëlltyrë për mbar njerëzinë
13. Kur`ani shkëndi që nuk shuhet
14. Mbështetja në All-llahun xh.sh
15. Kur`ani forc lëvizëse e intelektit njerëzor
16. Nxitoni në punë të mira
17. Madhrimi i Allahut xh.sh
18. Fushatat parazgjedhore
19. Edukimi i fëmijës në islam-1
Vizitorët



widget